KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sot promovohet libri “Pianistet shqiptare” nga Syzana Jakupi

Sot promovohet libri “Pianistet shqiptare” nga Syzana Jakupi

Sot, më 27 tetor, në orën 18:00, në librarinë Dukagjini në Prishtinë, do të promovohet libri “Pianistet shqiptare” nga Syzana Jakupi.

Për të diskutuar rreth librit dhe rëndësisë së tij, në panel do të jenë autorja Syzana Jakupi, Valbona Pula-Petrovci, pianiste dhe pedagoge, si dhe Kristina Paloka-Përkola, muzikologe.

Libri “Pianistet shqiptare” lindi nga nevoja për të dokumentuar, nderuar dhe vlerësuar rrugëtimin e gruas shqiptare në botën e pianizmit. Ai ndërthur trashëgiminë muzikore, rrëfimet biografike dhe reflektimin teorik mbi rolin e gruas në artin pianistik shqiptar. Përmes tregimit historik dhe analizës kritike, libri paraqet emrat, datat dhe ngjarjet që kanë shënuar zhvillimin e traditës pianistike, si dhe faktorët kulturorë, shoqërorë e politikë që kanë ndikuar në formësimin e karrierave të pianisteve.

Autorja, Syzana Jakupi, është pianiste, profesoreshë universitare dhe muzikologe. Që nga viti 2012, ajo punon në Fakultetin e Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, ku në vitin 2023 mori titullin profesoreshë. Me një karrierë të pasur pedagogjike dhe koncertale, ajo ka interpretuar në Kosovë dhe jashtë saj, ndërsa është e angazhuar në kërkime muzikologjike dhe në promovimin e muzikës klasike shqiptare. Jakupi është anëtare e redaksisë së muzikës në ASHAK, autore e punimeve shkencore dhe shkrimeve enciklopedike, si dhe është nderuar me çmime e mirënjohje për kontributin e saj.

Të gjithë dashamirët e librit dhe të muzikës janë të ftuar t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje në librarinë Dukagjini, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.