KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot përfundon numërimi i votave me postë, nis i atyre me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta

Sot përfundon numërimi i votave me postë, nis i atyre me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri sot në mesditë pritet të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve të ardhura nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se shtatë kutitë e mbetura pritet të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, duke e çuar drejt përmbylljes një nga fazat kryesore të procesit zgjedhor pas ditës së votimit.

Paralelisht me numërimin e votave të diasporës, KQZ do të nisë edhe procesin e numërimit të votave me kusht, i cili është zhvilluar në 52 vendvotime me kusht në mbarë vendin. Në këtë kategori janë evidentuar gjithsej 8,751 votues.

Po ashtu, do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta.

Me përfundimin e numërimit të votave nga diaspora dhe fillimin e trajtimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, procesi i numërimit të rezultateve zgjedhore po hyn në fazën përmbyllëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.