KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Sonte mbyllet aplikimi në konkursin mbarëkomëbtar të poezisë KultStrofa

Sonte mbyllet aplikimi në konkursin mbarëkomëbtar të poezisë KultStrofa

Konkursi mbarëkombëtar i poezisë KultStrofa vazhdon të jetë i hapur, duke u dhënë mundësi poetëve nga të gjitha trojet shqiptare që të aplikojnë në edicionin e nëntë të këtij konkursi.

Afati i fundit për dorëzimin e poezive është 16 nëntori, në orën 24:00, ndërsa krijimet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected].

Poezitë e dorëzuara duhet të jenë të pabotuara më parë në asnjë format, përfshirë botimet fizike dhe ato online.

Konkursi KultStrofa organizohet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Edicioni i nëntë i këtij konkursi synon të vazhdojë promovimin e krijimtarisë poetike dhe të krijojë hapësirë për zërat e rinj dhe poetët e dëshmuar të letërsisë shqipe./kultplus

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.