KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Soni shkon në klube, unë në festivale”, Jonida Maliqi: Kemi arsimim dhe jetesë të ndryshme, ka harruar fitoret e mia

“Soni shkon në klube, unë në festivale”, Jonida Maliqi: Kemi arsimim dhe jetesë të ndryshme, ka harruar fitoret e mia

Përplasjet mes dy këngëtareve Jonida Maliqi dhe Soni Malaj janë bërë të dukshme brenda “Ferma VIP”, duke nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjet.

Pas situatave të krijuara në fermë, në rrjetet sociale u hodhën aludime se mes dy artisteve mund të ketë inate të vjetra, por kjo është mohuar nga vetë ato.

Jonida Maliqi, e cila është treguar e rezervuar gjatë kohës sa ishte brenda fermës dhe nuk ka dashur t’i japë shumë zë raportit me Sonin, ka folur pasi ka dalë nga formati, duke thënë se ka parë reagimet dhe komentet e Sonit brenda fermës.

Ajo u shpreh se kolegia e saj, sipas saj, ka “harruar” fitoret e Jonidës në kompeticione të ndryshme, ndërsa shtoi se mes tyre ekziston një diferencë, jo vetëm në zhvillimin e karrierës, por edhe në arsim dhe mënyrën e jetesës.

“Unë vendos që kur i sqaroj gjërat, i lë në shtëpi dhe nuk i komentoj. I pash edhe komentet e saj. Vlerësova të qenurit kolege. Ne jemi rritur ndryshe, kemi arsim ndryshe. Edhe karrierën e kemi ndryshe. Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato. Këto tema e zvogëlojnë një individ, nuk e zmadhojnë”, është shprehur Jonida.

Deklarata e saj ka rikthyer sërish vëmendjen te raporti mes dy këngëtareve brenda “Ferma VIP”, ndërsa në rrjet vazhdojnë diskutimet nëse përplasjet janë thjesht situata të momentit apo një raport i tensionuar që vjen nga më herët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.