KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë

Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi.

“MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur ”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.

Ndërkohë në orën 14:00 pritet që të nisë protesta kombëtare para Ministrisë së Arsimit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.