KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

S’ndalen problemet për Real Madridin, Jude Bellingham pritet t’i humbasë dy sfidat ndaj Man Cityt

S’ndalen problemet për Real Madridin, Jude Bellingham pritet t’i humbasë dy sfidat ndaj Man Cityt

Mesfushori i Real Madrid, Jude Bellingham, mund të mungojë më gjatë se sa pritej, pasi rikuperimi i tij nga lëndimi nuk po ecën me ritmin e parashikuar, raporton gazetari Alberto Pereiro.

Talenti anglez është jashtë fushave që nga lëndimi në kofshë që pësoi muajin e kaluar ndaj Rayo Vallecano.

Edhe pse së fundmi është parë duke u rikthyer në stërvitje individuale, Pereiro thekson se Bellingham nuk pritet të kthehet në aksion para mesit të prillit.

Mungesa e zgjatur e 22-vjeçarit e bën atë jo vetëm të humbasë dy përballet ndaj Manchester Cityt në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, por edhe në dyshime për çerekfinalet në rast kualifikimi.

Që prej mungesës së tij, Arda Guler ka luajtur në pozitën e numrit 10 ndërsa “Los Blancos” janë edhe pa yllin tjetër, Kylian Mbappe – i cili pritet të jetë jashtë fushës për disa javë.

Përndryshe, Realin të hënën mbrëma e pret një sfidë e vështirë në shtëpi ndaj Getafes, ku nevojitet me patjetër fitorja për të vazhduar ndjekjen ndaj Barcelonës në garën për titull./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.