KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u kërkohet kujdes

SMS mashtruese në emër të Policisë së Kosovës, qytetarëve u kërkohet kujdes

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, në të cilat pretendohet rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku të papaguara dhe u kërkohet të klikojnë në link për kryerjen e pagesave.

Sipas njoftimit të policisë, këto mesazhe nuk janë zyrtare dhe përfaqësojnë një tentim mashtrimi ndaj qytetarëve, me qëllim marrjen e të dhënave personale dhe bankare.

Policia ka theksuar qartë se këto SMS nuk kanë asnjë lidhje me institucionin dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë maksimalisht të kujdesshëm.

Policia e Kosovës, ashtu siç ka njoftuar edhe ditë më parë lidhur me mesazhet mashtruese, njofton sërish qytetarët se është identifikuar një SMS mashtruese që po shpërndahet në emër të Policisë së Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke kërkuar klikim në linke për pagesë” thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës poashtu bëri të ditur se është duke monitoruar situatën dhe mbetet e angazhuar në parandalimin e rasteve të mashtrimeve online dhe mbrojtjen e qytetarëve nga aktivitetet kriminale kibernetike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.