Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Kreshnik Smajlaj ka votuar pro mbështetjes financiare të familjeve të fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromën Doën.
Smajlaj ka thënë se në tema të tilla, politika duhet të jetë mbi dallimet partiake dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
“Vota ime pro propozimit për mbështetje financiare të familjeve të fëmijëve dhe personave me autizëm dhe sindromën Doën është votë për një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më solidare.
Propozimi parasheh mbështetje financiare prej 200 eurosh për familjet me të hyra deri në 1,200 euro dhe 150 eurosh për familjet me të hyra mbi 1,200 euro ne muaj.
Ndonëse kjo mbështetje financiare nuk është optimale në raport me nevojat reale dhe shpenzimet e përditshme të këtyre familjeve, e konsideroj një nismë të mirë dhe një hap të rëndësishëm drejt një përkujdesjeje më të madhe institucionale.
Këto familje meritojnë jo vetëm mirëkuptim, por edhe politika të qëndrueshme, mbështetje konkrete dhe shërbime që u garantojnë një jetë më dinjitoze.
Ky duhet të jetë fillimi i një angazhimi më të madh institucional dhe jo kufiri i mbështetjes sonë.
Në çështje të tilla, politika duhet të jetë mbi dallimet partiake dhe gjithmonë në shërbim të qytetarëve” shkruan Smajlaj në njoftim.

