KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skulptori i statujës së Lionel Messit sqaron dizajnin që shkaktoi debat

Skulptori i statujës së Lionel Messit sqaron dizajnin që shkaktoi debat

Në Argjentinë është zbuluar një statujë 26 metra e lartë e Lionel Messi, e cila është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë në nder të yllit të futbollit.

Megjithatë, monumenti ka shkaktuar menjëherë polemika dhe kritika për shkak të dizajnit të tij, me shumë persona që e kanë cilësuar si një nga statujat sportive më të dështuara.

Statuja e vendosur në Patagoni e paraqet Messin të gjunjëzuar në një moment festimi, me njërën dorë të ngritur lart.

– YouTube www.youtube.com

Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr vendosja e trofeut të Kupës së Botës, i cili nuk ndodhet në dorën e futbollistit, por është pozicionuar përpara pjesës së poshtme të trupit të tij.

Ky detaj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë kritikuar ashpër zgjedhjen artistike, duke pyetur pse trofeu nuk është vendosur thjesht në dorën e Messit.

Autori i statujës, Aldo Beroisa, ka mbrojtur projektin duke sqaruar se fillimisht trofeu ishte planifikuar të vendosej në dorën e futbollistit.

Megjithatë, pas analizave të inxhinierëve u vendos të ndryshohej pozicioni për shkak të erërave të forta që karakterizojnë zonën, me qëllim garantimin e stabilitetit të monumentit dhe sigurisë publike.

Ai shtoi gjithashtu se statuja ende nuk ka përfunduar plotësisht dhe se disa elemente të saj do të shtohen në fazën finale të punimeve.

Ndërtimi i monumentit ka kushtuar rreth 130 mijë dollarë dhe me lartësinë prej 26 metrash ka thyer rekordin si statuja më e lartë e ngritur ndonjëherë për Lionel Messin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.