KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Skriningu i kancerit të gjirit, Vitia tregon planet e Ministrisë së Shëndetësisë

Skriningu i kancerit të gjirit, Vitia tregon planet e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se angazhimi për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e kancerit të gjirit duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe të mos kufizohet vetëm në muajin tetor.

Këto komente Vitia i bëri në tryezën e diskutimit “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, ku foli për planet e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar, 53.4 për qind e grave janë diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e parë dhe të dytë, ndërsa sipas informacioneve nga institucionet shëndetësore, kjo përqindje pritet të jetë edhe më e lartë gjatë këtij viti, transmeton Klankosova.tv.

“Sot po i përmbyllim aktivitetet e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, me synimin që vëmendja dhe angazhimi i përbashkët të vazhdojnë pa ndërprerë. Kemi planet e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit, plan i cili ka filluar të implementohet. E kemi cekur disa herë, në vitin e kaluar 53.4 për qind e grave janë diagnostikuar në stadin e parë dhe të dytë të kancerit të gjirit. Sipas informacioneve të institucioneve shëndetësore deri më tani, kjo përqindje pritet të jetë edhe më e lartë në vitin që po përmbyllet”, ka deklaruar Vitia.

Ministri theksoi se synimi i institucioneve shëndetësore është që kjo përqindje të rritet edhe më shumë, përmes diagnostikimit të hershëm dhe krijimit të mundësive për kontrolle në të gjithë territorin e Kosovës.

“Synimi ynë është që kjo përqindje të rritet akoma, sepse zbulimi i hershëm është mënyra më e mirë, më pak traumatike dhe më e lirë për mposhtjen e kësaj sëmundjeje. Kjo nënkupton ofrimin e diagnostikimit në gjithë territorin e Kosovës, me pajisje dhe mundësi për secilën paciente”, ka theksuar ai./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.