Komuna e Skenderajt ka njoftuar se nesër, nga ora 09:00, në Sheshin “Adem Jashari”, do të organizohet përcjellja e vendimit të Gjykatës në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit, vendimi pritet të shpallet nga ora 10:00, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi ta përcjellin atë përmes ekranit të madh të vendosur në shesh.
Komuna ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm dhe ta përcjellin së bashku këtë moment, duke shprehur shpresën se “drejtësia do të triumfojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm”.
“Bashkë në pritje të drejtësisë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. /Telegrafi/