KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Skema e shtesave për fëmijë mbetet më e madhja, mbi 401 mijë përfitues në qershor

Skema e shtesave për fëmijë mbetet më e madhja, mbi 401 mijë përfitues në qershor

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin qershor 2026, sipas të cilave skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet ajo e shtesave për fëmijë.

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit qershor 401,786 fëmijë kanë përfituar nga Skema e Shtesave për Fëmijë, për të cilën janë ndarë 14,551,950 euro.

Në të njëjtën periudhë, 168,812 persona kanë përfituar nga pensionet bazike të moshës, me një vlerë të pagesave prej 26,968,970 euro, ndërsa 47,971 pensionistë kontribuues kanë marrë gjithsej 11,733,751.60 euro.

Nga skema për veteranët kanë përfituar 39,561 persona, me pagesa në vlerë prej 7,838,523.14 euro, ndërsa 12,395 familje të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kanë marrë 3,770,279.71 euro.

Po ashtu, 15,090 familje kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale, me një vlerë prej 2,255,186 euro, ndërsa 21,644 persona me aftësi të kufizuara kanë marrë pensione në vlerë prej 3,563,995 euro.

Statistikat përfshijnë edhe pagesat për pensionet familjare, pensionet e Trepçës, pensionet e FSK-së dhe TMK-së, skemën për të verbrit, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, kompensimin për punëtorët e arsimit, si dhe mbështetjen financiare për lehonat e punësuara dhe të papunësuara. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.