KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre

Skandali i spiunimit, Southampton distancohet nga veprimi i analistit të tyre

Southampton ka pranuar një akuzë për sjellje të pahijshme në EFL, pasi një nga analistët e tyre u kap duke spiunuar apo incizuar seancën stërvitore të Middlesbrough përpara gjysmëfinales së ‘play-off’-it të Championship .

Një analist i Southamptonit është kapur duke filmuar një seancë stërvitore të Middlesbrough nga një kodër aty pranë. Ai dyshohet se ka bërë fotografi dhe incizime të planeve taktike të ekipit kundërshtar.

Pasi u identifikua, atij iu kërkua të fshinte pamjet filmike dhe të largohej nga zona. Middlesbrough më pas kontaktoi Ligën Angleze të Futbollit (EFL), e cila nisi një hetim dhe i kërkoi Southampton një deklaratë me shkrim.

Southampton ka komentuar zyrtarisht mbi akuzat, por është distancuar nga veprimet e analistit të tyre, duke thënë se spiunimi ka ardhur pa urdhër të klubit.

Klubi anglez këmbëngul se individi veproi i vetëm dhe nuk ishte udhëzuar të mbikëqyrte skuadrën e Kim Hellberg në hotelin Rockcliffe Hall, ku ai u pa i fshehur pranë shkurreve me pajisje profesionale mbikëqyrjeje.

EFL mund të vendosë dënime që variojnë nga një gjobë deri te heqja e pikëve ose edhe përjashtimi nga gara.

Informatorët i kanë sugjeruar Middlesbrough se kjo mund të mos jetë hera e parë që Southampton ka spiunuar kundërshtarët këtë sezon.

Ndeshja e parë e gjysmëfinales zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin Riverside dhe një vend në Ligën Premier i pasuron klubet me një shpërblim prej rreth 200 milionë eurosh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.