KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Skandal në ndeshjen Irlandë – Izrael, trajneri irlandez akuzon lojtarin kundërshtar: Na pështyu

Skandal në ndeshjen Irlandë – Izrael, trajneri irlandez akuzon lojtarin kundërshtar: Na pështyu

Trajneri i fitnesit të Kombëtares së Irlandës, Damien Doyle, dyshohet se është pështyrë nga një futbollist i Izraelit gjatë një përleshjeje në tunel, në pushimin e ndeshjes mes dy skuadrave të dielën mbrëma.

Ndeshja, e cila përfundoi 1-1, u shoqërua me tensione të shumta brenda dhe jashtë fushës, në një sfond të marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve për shkak të luftës në Gaza.

Irlanda kishte vendosur ta zhvendoste ndeshjen e saj “vendase” ndaj Izraelit në Baçka Topolë të Serbisë, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Irlanda është një nga vendet që ka kritikuar më ashpër ofensivën izraelite në Gaza.

Edhe para ndeshjes pati tensione. Futbollistët irlandezë ulën kokat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit, mbajtën shirita të zinj në krahë në shenjë mbështetjeje për komunitetin në Gaza dhe nuk pranuan t’u japin dorën kundërshtarëve.

Situata u tensionua edhe më shumë në fund të pjesës së parë, kur të dyja skuadrat po largoheshin drejt dhomave të zhveshjes. Sipas pretendimit të stafit irlandez, Doyle është pështyrë nga një futbollist i paidentifikuar i Izraelit.

Gjyqtari spanjoll Juan Martinez Munuera, i cili raportohet se nuk e kishte parë momentin kur ndodhi pështyja, ndërhyri shpejt për të parandaluar që situata të përshkallëzohej në një përleshje fizike.

As Federata Irlandeze dhe as ajo izraelite nuk kishin bërë koment publik për incidentin në momentin e raportimit, ndërsa UEFA deklaroi se nuk kishte pranuar ndonjë ankesë zyrtare dhe për këtë arsye nuk mund të ndërmerrte veprime.

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, konfirmoi pretendimin e Doyle, por la të kuptohej se çështja nuk do të ndiqej më tej.

“Ka pasur shumë prej këtyre ‘aksidenteve’ dhe ne ishim mjaftueshëm të mençur për t’i shmangur ato para se situata të shkonte shumë larg”, ka thënë Hallgrímsson.

Ndjeva se qëllimi i tyre ishte të na frikësonin dhe të na bënin të bënim diçka të pamatur. I jap shumë merita mënyrës se si lojtarët tanë i menaxhuan emocionet e tyre”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.