Një skandal i ri i madh po trondit futbollin italian, ndërsa vëmendja është përqendruar te ylli i Interit, Alessandro Bastoni, i cili është nën hetim për një rast të dyshuar që lidhet me prostitucionin e të miturve.
Lojtari i Interit, i cili kujtohet edhe për kartonin e kuq që mori në Zenicë në finalen e play-off-it mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Italisë, ka marrë sot një njoftim për nisjen e hetimeve.
Lajmi është publikuar nga gazeta prestigjioze italiane Gazzetta dello Sport, e cila raporton se Bastoni do të merret në pyetje së shpejti.
Ai dyshohet se ka pasur një lidhje me një vajzë 17-vjeçare, në kuadër të një hetimi të gjerë për një rrjet të dyshuar prostitucioni të të miturve në zonën e Milanos.
Prokuroria lokale po heton akuzat për organizimin e këtij rrjeti, ndërsa Bastoni, vlera e të cilit në treg vlerësohet rreth 65 milionë euro dhe i cili deri vonë ishte një nga objektivat kryesorë të Barcelonës, dyshohet se ka përdorur shërbimet e këtij rrjeti.
Së fundmi, agjencia italiane ANSA publikoi emrat e personave që dyshohet se janë përfshirë në skandalin e rrjetit të prostitucionit të organizuar dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Mes emrave të përmendur janë Rafael Leao, Dusan Vlahovic, Olivier Giroud, Achraf Hakimi, Dean Huijsen, Daniel Maldini, Arthur Melo dhe shumë të tjerë./Telegrafi/
