KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Situatë kritike me zjarrin në Ulëz të Matit – flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i disa familjeve

Situatë kritike me zjarrin në Ulëz të Matit – flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i disa familjeve

Vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet pranë fshatrave Madhesh dhe Lundre, në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.

Siç raporton Top Channel, flakët po përhapen me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për disa familje që jetojnë në zonë. Për shkak të situatës së krijuar, pritet edhe evakuimi i disa familjeve nga zonat e rrezikuara.

Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po koordinohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Situata mbetet problematike, ndërsa përparimi i zjarrit dhe afërsia me banesat kanë shtuar shqetësimin për banorët e zonës.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.