Kuvendi i Shqipërisë ka anuluar seancën plenare që ishte paraparë të mbahej paraditen e së enjtes.
Anulimi i saj ka ardhur pas protestave të dhunshme që janë zhvilluar në dy ditët e fundit në Tiranë, derisa edhe sot është paraparë vazhdimi i tyre.
Pikërisht, të enjten, është paraparë që protesta të zhvendoset para Kuvendit të Shqipërisë.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar me pamje teksa deputetët janë larguar nga ambientet e Kuvendit, derisa forca të shumta policie ndodhen në terren.
Pavarësisht pranisë së madhe të forcave të rendit, këtë të enjte nuk është vendosur kordoni, perimetri i zakontë i sigurisë përreth zonës.
Burimi: klankosova.tv ↗

