Pas ndeshjes së sotme në Vjenë, Austria ka marrë kryesimin e grupit 3 në Ligën e Kombeve B, pas fitores 3-1 ndaj Kosovës.
Austria tani ka 6 pikë dhe renditet në vendin e parë, me golaverazh +4, pasi fitoi edhe ndeshjen e parë ndaj Izraelit me rezultat identik.
Kosova mbetet e dyta me 3 pikë dhe golaverazh -1, pas fitores 1-0 ndaj Irlandës në ndeshjen e parë.
Kosova sot ndaj Austrisë FOTO: Brahim Nura
Irlanda është e treta me tri pikë, por me golaverazh -1, ndërsa Izraeli mbyll grupin me zero pikë, aktualisht, pasi në mbrëmje këto dy ekipe takohen mes vete.
Kosova tani do të ketë pak kohë për t’u rikuperuar, pasi ndeshja e radhës e pret më 1 tetor. “Dardanët” do të përballen me Izraelin në udhëtim, me ndeshjen që do të zhvillohet nga ora 20:45.
Katër ditë më vonë, më 4 tetor, Kosova do ta presë Austrinë në shtëpi, në ndeshjen që nis në orën 18:00.
Pamje nga ndeshja me Austrinë telegrafi.com
Kosova tani do të synojë të rikthehet te rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës ndaj Izraelit, që zhvillohet në Debreceni të Hungarisë, për ta ruajtur pozitën në grup dhe për të luftuar për ngjitjen në nivelin e ardhshëm. /Telegrafi/