KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sindikata e Ushtarëve profesionistë paralajmëron protesta

Sindikata e Ushtarëve profesionistë paralajmëron protesta

Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionistë ka kritikuar ashpër ministrin e Mbrojtjes Vlado Misajllovski, duke e akuzuar atë për premtime të pambajtura, manipulim dhe zvarritje në zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionistë pas mbushjes së moshës 45 vjeç.

Sindikata ka paralajmëruar një protestë para Qeverisë më 7 nëntor, duke filluar nga ora 11:00, për shkak të, siç pretendon ajo, pakënaqësisë së gjatë me situatën në Ushtri.

Nga reagimi i nënshkruar nga kryetari i sindikatës, Aleksandar Naskovski, thuhet se deklarata e fundit e Ministrit Misajlovski, në të cilën ai njoftoi një zgjidhje të statusit të ushtarëve profesionistë dhe një rritje të pagave nga 1 janari, është një tjetër seri premtimesh që, sipas sindikatës, kanë mbetur të pambajtura për muaj të tërë.

Deklarata e sotme, gjoja spontane, nga Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski është një gënjeshtër klasike dhe manipulim i publikut, ushtarëve profesionistë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë, thuhet në deklaratë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.