KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty” – ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams

“Simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë për ty” – ambasadori Ervin Bushati uron Eric Adams

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati ka uruar ish-kryebashkiakun e New Yorkut, pas marrjes së pasaportës shqiptare,

Në urim thuhet se Eric Adams, është përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York, dhe se marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror.

“Eric Adams, përkrahës i fortë i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në New York. Nën drejtimin e tij, komuniteti shqiptar ka marrë një rol të rëndësishëm në jetën publike të qytetit, duke afirmuar identitetin e tij përmes kulturës, traditës dhe kontributit të përditshëm në zhvillimin e qytetit. Marrja e shtetësisë shqiptare shkon përtej një akti formal shtetëror. Ajo përfaqëson kulmin e angazhimit të tij të drejtpërdrejtë me komunitetin shqiptar dhe me Shqipërinë, të cilën ai e vizitoi së fundmi”, thuhet në urimin e ambasadorit Bushati.

Bushati ka shtuar se tashmë simboli i shqiponjës ka një tjetër peshë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.