KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Siljanovska në takim me Slaveskin: Ekonomia është stabile, është propozuar zv.guvernatori i tretë i Bankës Popullore

Siljanovska në takim me Slaveskin: Ekonomia është stabile, është propozuar zv.guvernatori i tretë i Bankës Popullore

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, i cili e informoi për treguesit bazë makroekonomikë dhe për masat e ndërmarra në pjesën e politikës makroekonomike.

Gjatë takimit është biseduar për ndikimin e trendeve globale gjeostrategjike, financiare dhe energjetike mbi ekonominë maqedonase, si dhe për pasojat mbi industrinë, tregtinë dhe ndërtimtarinë.

Guvernatori vlerësoi se ekonomia është stabile dhe shënon rritje solide, por theksoi se duhet të ndiqet me kujdes varësia nga importi, si dhe çmimet e ushqimit dhe energjisë.

Siljanovska Davkova dhe Slaveski u pajtuan se burimet njerëzore profesionale dhe kompetente janë me rëndësi kyçe për funksionimin e suksesshëm të Bankës Popullore dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Në këtë kontekst, guvernatori informoi se në Kuvend tashmë është dorëzuar propozim për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit të tretë.

Në takim u konkludua se stabiliteti makroekonomik dhe sistemi financiar i shëndoshë mbeten prioritet kryesor për përparimin e shtetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.