KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Siljanovska-Davkova me eurodeputetët në Bruksel: Perspektiva evropiane kërkon vullnet të ndërsjellë politik dhe hapa konkretë

Siljanovska-Davkova me eurodeputetët në Bruksel: Perspektiva evropiane kërkon vullnet të ndërsjellë politik dhe hapa konkretë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me eurodeputetët Dan Barna (Renew, Rumani), Tijs Reuten (SD, Holandë), Matej Tonin (PPE, Slloveni) dhe Karlo Resler (PPE, Kroaci) në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Tema e bisedës ishte situata aktuale në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë, sfidat me të cilat përballet politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë për tejkalimin e ngërçit të gjatë në negociatat e pranimit.

Siljanovska-Davkova kujtoi statusin 21-vjeçar të vendit si kandidat dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj integrimit evropian, të mbështetur nga reforma të rëndësishme.

Ajo theksoi veçanërisht përputhjen e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si konfirmim i vendosmërisë së qartë gjeopolitike dhe mbështetjes së vazhdueshme për qëndrimet evropiane.

Sipas saj, vullneti politik për progres nuk duhet të pritet vetëm nga vendet kandidate, por edhe nga vetë Unioni, i cili ka nevojë për zgjidhje krijuese për të kapërcyer ngërçin e gjatë, pa vënë në dyshim identitetin kombëtar dhe kulturor maqedonas.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se vendi i RMV-së është në Bashkimin Evropian, ku i përket natyrshëm, pavarësisht sfidave në rrugë.
Për disa eurodeputetë, përvoja e vendeve të tyre konfirmon se procesi i pranimit mund të jetë i gjatë dhe i mbushur me kushte të vështira, dhe progresi mund të mos njihet gjithmonë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.