Vjeshta ka ardhur dhe, me të, edhe momenti kyç i vitit për të rishikuar sigurimin tuaj shëndetësor.
A e dini saktësisht sa po paguani çdo muaj? Dhe e keni krahasuar këtë shumë kohët e fundit me alternativat e tjera në treg? Nëse përgjigjja është jo, koha po ju mbaron.
Afati për ndryshimin e sigurimit bazë është 30 nëntor. Rekomandohet që dokumentet përkatëse të dërgohen edhe më herët, mundësisht deri nga mesi i nëntorit, në mënyrë që të shmanget çdo komplikim i mundshëm në momentet e fundit.
Duke pasur parasysh rritjen mesatare prej 4.4 për qind të pagesave të sigurimit bazë në vitin 2026, kontrolli periodik i kostove nuk përbën më thjesht një zgjedhje të mirë, por një domosdoshmëri për menaxhimin e buxhetit familjar.
NOVATRA Vermögensberatung AG ju ofron mbështetjen e nevojshme për ta realizuar këtë proces në mënyrë të thjeshtë dhe pa telashe:
Llogaritësi falas i pagesave të sigurimit ju mundëson të shihni menjëherë se ku qëndroni në krahasim me alternativat ekzistuese në treg.
Këshillimi individual merr në konsideratë jo vetëm çmimin, por edhe modelin e sigurimit, shumën e pjesëmarrjes vetjake dhe nevojat tuaja specifike.
Vendimi përfundimtar mbetet gjithmonë juaji, ndërkohë që ne sigurohemi që ta merrni atë të bazuar në informacion të plotë dhe pa asnjë lloj presioni.
Shmangni marrjen e këtij vendimi në ditët e fundit të nëntorit, kur çdo gjë realizohet me nxitim dhe pa kohën e mjaftueshme për një krahasim të kujdesshëm.
Sigurimi shtesë – afatet janë shumë të rëndësishme
Te sigurimi shtesë duhet pasur edhe më shumë kujdes me afatet.
Nëse dëshironi ta ndërroni ose ta anuloni sigurimin shtesë, afati është deri në fund të shtatorit, përkatësisht deri në ditën e fundit të punës të muajit shtator, varësisht nga kushtet e kontratës suaj. Në disa raste ekziston edhe një mundësi tjetër: nëse për një produkt të sigurimit shtesë ka pasur rritje të çmimit/primit, ai produkt mund të anulohet deri më 31 dhjetor 2026.
Kjo vlen vetëm për produktin për të cilin është bërë ndryshimi i primit dhe nuk vlen nëse ndryshimi i çmimit është shkaktuar vetëm nga një zbritje/rabattim. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që kushtet dhe afatet tuaja konkrete të kontrollohen me kujdes.
Veproni tani, ndërkohë që keni ende kohë të mjaftueshme për të zgjedhur me qetësi.
Rezervoni këshillim falas:
NOVATRA Vermögensberatung AG
Lerzenstrasse 10
8953 Dietikon