KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Siguria në Kosovë në fokus të takimit mes Policisë dhe drejtuesve të lartë të NATO-s

Siguria në Kosovë në fokus të takimit mes Policisë dhe drejtuesve të lartë të NATO-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, si dhe komandantin e ri të misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori.

Gjatë takimit, Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i ka njoftuar zyrtarët e lartë ushtarakë për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe misionit të KFOR-it.

Sipas njoftimit, në takim janë diskutuar edhe çështje të tjera me interes në fushën e sigurisë, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Komandën e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli dhe KFOR-in.

Takimi vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, me fokus në shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin për çështjet që lidhen me sigurinë në vend. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.