Sigal Prishtina shënoi fitore të ngushtë në udhëtim ndaj Rahoveci 029 me rezultat 94:97, në kuadër të javës së katërt të ProCredit Superligës.
Në një përballje interesante dhe me rezultat të përafërt, bardhekaltrit dolën fitues me tri pikë dallim, duke regjistruar suksesin e dytë këtë edicion.
Bryson Dawkins ishte më i dalluari te prishtinasit, duke realizuar dyshifror të dyfishtë me 25 pikë e 13 kërcime, të cilave ua shtoi edhe shtatë asistime.
Te vendasit shkëlqeu Mika Adams me 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, por kontributi i tij nuk mjaftoi për fitoren e parë të skuadrës rahovecase.
Pas katër xhirove, Sigal Prishtina ka bilanc prej dy fitoresh e dy humbjesh, ndërsa Rahoveci 029 mbetet pa fitore. /Telegrafi/