Në botë nuk ka paqe, ndërsa lufta e fundit e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka pasoja të rënda.
Përveç pasojave më tragjike, humbjes së jetëve njerëzore, ekonomia globale po përballet me goditje serioze.
Çmimet e karburanteve po rriten, ndërsa me presionin mbi çmimet po përballen edhe shtetet evropiane.
Prandaj, nuk është keq të shohim se si mund të kursehet karburanti gjatë vozitjes. Më së miri do të ishte që në qytete të përdorej transporti publik, biçikleta ose të ecet në këmbë, por shpesh nuk mund të bëhet pa veturë, sidomos gjatë udhëtimeve në distanca të gjata.
Në përgjithësi, ndërroni shpejtësinë më herët duke kaluar në marsh më të lartë dhe kaloni në marsh më të ulët më vonë, pasi kjo ndihmon në kursimin e karburantit. Idealisht, shpejtësia duhet të ndërrohet kur motori është rreth 1,000 rrotullime në minutë, pak para se të fillojë të dridhet.
Diapazoni ideal i rrotullimeve të motorit është nga 1,500 deri në 2,500 rrotullime në minutë. Në këtë interval, konsumi i karburantit dhe ngarkesa e motorit janë më të ulëta.
Organizata gjermane e ekspertëve TÜV rekomandon që në autostradë të vozitet me 70 deri në 80 për qind të shpejtësisë maksimale të veturës, por jo më shumë se 130 kilometra në orë.
Ky rregull vlen më shumë për modelet më të vogla dhe më pak të fuqishme. Një veturë që mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 150 kilometrash në orë, idealisht duhet të vozitet me shpejtësi nga 105 deri në 120 kilometra në orë. /Telegrafi/