KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Si ta vishni ngjyrën kafe këtë vjeshtë dhe dimër: Kombinimet që duken luksoze

Si ta vishni ngjyrën kafe këtë vjeshtë dhe dimër: Kombinimet që duken luksoze

Nga çokollata dhe espresso te lajthia e ngrohtë, nuancat e kafesë po dominojnë sezonin, ndërsa Ralph Lauren tregon si të kombinohen me tekstura, lëkurë dhe print leopardi

Harrojini tonet e mërzitshme – koleksioni vjeshtor i gjigantit të modës Ralph Lauren tregoi se ngjyra kafe ka shumë fytyra dhe se, pothuajse në çdo nuancë, mund të duket më elegante, më e shtrenjtë dhe më e fuqishme se shumë ngjyra të tjera.

Nëse po pyesni si ta vishni këtë sezon pa gabuar, ekspertët e modës këshillojnë lojën me tekstura dhe nuanca të ndryshme. Harrojeni rregullin se kafeja dhe e zeza nuk kombinohen – përkundrazi, një nuancë e errët çokollate, e shoqëruar me lëkurë të zezë ose me tweed të ashpër, mund të duket jashtëzakonisht elegante.

Ja si mund ta vishni si një ikonë mode dhe t’i kombinoni mes tyre nuancat e ndryshme që ofron kjo paletë.

Profimedia

Gjithçka nis me pallton e duhur. Këtë sezon në modë janë modelet e gjata dhe të strukturuara, në ngjyrë espresso ose lajthie të pjekur. Mbi supe mund të hidhni në mënyrë të shkujdesur një shall me print leopardi, ndërsa poshtë të vishni një golf të ngushtë.

Pjesa e poshtme mund të jetë një fund i gjatë dhe i ngushtë deri te kyçet, me një të çarë të thellë prapa, që i jep ecjes një dozë elegance dhe misteri.

Për daljet e mbrëmjes, zgjidhni kadife, brokadë ose – aq në modë këtë sezon, pëlhura që kujtojnë sixhadet e vjetra, me motive ku ndërthuren nuanca të rafinuara të kafesë.

Në galeri mund të shihni se si i kombinon këto nuanca një prej emrave më të mëdhenj të modës, Ralph Lauren.

Profimedia



/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.