Gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit, shumë njerëz përdorin mjaltin si një alternativë më të shëndetshme ndaj sheqerit.
Ekspertët kanë shpjeguar se si mund ta ktheni mjaltin e kristalizuar në gjendje të lëngshme.
Mjalti i kristalizuar është i sigurt për konsum, pasi kristalizimi është një proces natyral që ndodh me kalimin e kohës.
Foto ilustruese
Ky proces nuk ndikon negativisht në shijen apo cilësinë e mjaltit.
Nëse dëshironi ta ktheni mjaltin në gjendje të lëngshme, rekomandohet të ngrohni vetëm sasinë që ju nevojitet.
Ngrohja dhe ftohja e përsëritur mund të ndikojë në aromën karakteristike të mjaltit, ndaj nuk këshillohet që e gjithë sasia të dekristalizohet.
Nëse mjalti ndodhet në një enë plastike, kalojeni në një enë qelqi me kapak.
Më pas vendoseni enën e hapur me mjaltë në ujë të ngrohtë për rreth 5 deri në 10 minuta, në mënyrë që kristalet të treten.
Niveli i ujit duhet të jetë më i lartë se niveli i mjaltit, por duhet pasur kujdes që uji të mos futet brenda enës.
Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, pasi temperaturat e larta mund të dëmtojnë cilësinë dhe disa nga vetitë ushqyese të mjaltit.
Nëse mbinxehet, mjalti mund të fillojë edhe të karamelizohet.
Gjithashtu, mos e ngrohni mjaltin në mikrovalë, pasi ajo e ngroh në mënyrë jo të njëtrajtshme dhe mund të bëjë që një pjesë e mjaltit të mbinxehet ose edhe të vlojë. /Telegrafi/