KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Si po fiton një 22-vjeçar mbi 140 mijë euro në vit në rrjete sociale?

Si po fiton një 22-vjeçar mbi 140 mijë euro në vit në rrjete sociale?

Eknoor Singh thotë se i duhet vetëm telefoni celular dhe një lidhje e mirë interneti për të fituar më shumë se 140 mijë euro në vit.

Sipas BBC, 22-vjeçari nga Londra është një "krijues klipesh" (clipper) profesionist. Ai paguhet nga klientët për të krijuar video të shkurtra dhe vertikale për rrjetet sociale, me shpresën se ato do të bëhen virale.

"Sa më shumë shikime të marrë një klip, aq më shumë para fitoj," thotë ai.

Zakonisht, procesi funksionon kështu: klienti – që mund të jetë çdokush, nga një markë veshjesh te një shtëpi diskografike, studio filmike, podkaster apo influencues – ka një video më të gjatë të cilën krijuesi i klipit e shikon fillimisht.

Më pas, ai ose ajo krijon klipe 30 deri në 60 sekondëshe nga pjesa ose pjesët që i konsideron më të mira dhe i ngarkon ato në Instagram, YouTube, TikTok ose platforma të tjera.

Ideja është që krijuesit e klipeve, të cilët zakonisht janë të moshës 16 deri në 25 vjeç, e kuptojnë më mirë se çfarë do të tërheqë vëmendjen e kësaj grupmoshe dhe arrijnë t'u sigurojnë videove të shkurtra sa më shumë shikime të jetë e mundur./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.