Një moment interesant dhe disi i papritur ka ndodhur në emisionin “Top Arena”, ku Mateo Borri ishte duke zhvilluar një intervistë me influenceren dhe ish-banoren e Big Brother VIP Albania 3, Erjola Doçi.
Teksa biseda po zhvillohej në një atmosferë të relaksuar, Erjola vendosi ta surprizojë Mateon me një pyetje personale që lidhej me jetën e tij sentimentale.
Situata u bë edhe më interesante për faktin se në panelin e emisionit ishte e pranishme edhe Brikena, ish-partnerja e Mateos, me të cilën ai krijoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Fillimisht, Mateo e pyeti Erjolën në lidhje me jetën e saj private. “Mendon që ky do të jetë partneri ideal dhe i fundit për ty?”, iu drejtua ai.
Megjithatë, Erjola nuk e la me kaq dhe vendosi t’ia kthejë pyetjen me një “thumbim” të vogël. “Këtë s’e di, përndryshe do e dije edhe ti në qoftë se… nejse, se nuk po ju ngacmoj më. Edhe një pyetje”, tha ajo me humor.
Kur Mateo tentoi t’i mbyllte pyetjet duke i thënë se nuk kishte më pyetje nga ana e saj, Erjola e befasoi me një pyetje që lidhej drejtpërdrejt me Brikenën. “Si është ta ndash skenën me ish-in?”, e pyeti ajo.
I papërgatitur për këtë pyetje, Mateo u përgjigj shkurt dhe me diplomaci: “Ashtu siç po e sheh edhe vetë”.
– YouTube youtu.be
Momenti shkaktoi reagime në studio dhe te publiku, veçanërisht pasi vetëm pak kohë më parë Brikena la të kuptohej se lidhja e saj me Mateon kishte përfunduar.
Që nga dalja nga Big Brother VIP Albania, marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së fansave, të cilët kanë shpresuar për një rikthim të çiftit. Megjithatë, deklaratat e fundit të dyshes duket se tregojnë se secili po vazhdon rrugëtimin e tij. /Telegrafi/
