KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shtyu punonjësin në tunel, sa rrezikon të dënohet Vinicius?

Shtyu punonjësin në tunel, sa rrezikon të dënohet Vinicius?

Vinicius Junior mund të përballet me një dënim të rëndë pas kartonit të kuq, pasi raportohet se braziliani ka humbur kontrollin në momentin kur po largohej nga fusha e lojës.

Sipas një gazetari të emisionit spanjoll “El Chiringuito”, ylli i Real Madridit ishte “shumë i zemëruar” dhe “jashtë vetes” pas përjashtimit. Madje, pretendohet se ai ka shtyrë një punonjës të La Ligës në tunelin e stadiumit “Santiago Bernabeu”, transmeton Klankosova.tv.

Raporti i gjyqtarit për ndeshjen thuhet se është mjaft i rëndë për brazilianin, ndërsa ky incident i mundshëm mund t'ia komplikojë edhe më shumë situatën. Vinicius rrezikon të pezullohet për disa ndeshje, duke vënë në pikëpyetje edhe praninë e tij në përballjen e madhe ndaj Barcelonës, të njohur si El Clasico.

Megjithatë, pretendimet për incidentin në tunel dhe kohëzgjatja e mundshme e pezullimit mbeten për t'u konfirmuar zyrtarisht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.