KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, në gjykatë paraqitet vetëm Hafiz Gara

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, në gjykatë paraqitet vetëm Hafiz Gara

Seanca gjyqësore në rastin e njohur si rezervat shtetërore, e paraparë të mbahet sot, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Në seancë është paraqitur vetëm Hafiz Gara, ndërsa kanë munguar ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Lidhur me mungesën e Hajdarit, gjyqtari ka bërë të ditur se ftesa i ishte dorëzuar në adresën që ajo kishte dhënë, por se ish-ministrja nuk punon më në atë adresë.

Ndërkaq, Irfan Lipovica ka munguar pasi ndodhet nën hetim zyrtar, ndërsa Ridvan Muharremi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për shkak të mungesës së tyre, seanca e sotme nuk është mbajtur.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.