KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shtyhet procesi mësimor edhe në Drenas

Shtyhet procesi mësimor edhe në Drenas

Komuna e Drenasit njofton se për shkak të vërshimeve, borës, ngricave dhe mungesës së ujit të pijes në disa zona, kryetari i Komunës ka vendosur pezullimin e procesit mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parashkollor dhe shkollor.

Procesi mësimor do të rifillojë të mërkurën, më 14 janar 2026.

“Ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së sigurisë së nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit arsimor. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të njoftojë me kohë për çdo zhvillim të ri. Faleminderit për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim. Më herët, edhe Komuna e Malishevës dhe ajo e Fushë-Kosovës kanë njoftuar shtyrjen e procesit mësimor për shkak të vërshimeve dhe pasojave nga to.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.