Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak ditë pas debutimit të tij mbresëlënës me klubin.
Sipas ekzaminemeve mjekësor të publikuar nga Juventusi, portieri polak pësoi një dëmtim në gju gjatë një përdredhjeje në stërvitjen e së shtunës.
Kontrollet konfirmuan dëmtimin e ACL-së, ndërsa Juventusi ka bërë të ditur se Grabara do t’i nënshtrohet operacionit gjatë ditëve në vijim për të përcaktuar mënyrën e trajtimit.
Klubi nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e tij, pasi kjo do të varet nga vlerësimi i specialistëve. Megjithatë, një këputje e plotë e ACL-së zakonisht e lë një futbollist jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit.
Ky është një goditje e rëndë për polakun, i cili të enjten bëri debutimin e tij me Juventusin në fitoren 5-0 ndaj NEC Nijmegen në Ligën e Evropës.
Grabara mbajti portën e paprekur dhe madje regjistroi edhe një asistim me një pasim të gjatë që çoi në golin e parë të shënuar nga Nico Gonzalez.
Trajneri Luciano Spalletti e kishte veçuar portierin pas ndeshjes. “Dua ta përgëzoj Grabarën, i cili tregoi qetësi dhe aftësi për të luajtur me këmbë. Në ndeshje të tilla, portierët bëhen lojtari shtesë”./Telegrafi/