KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Shteti ekzekutoi pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës, Murati ndan detaje

Shteti ekzekutoi pagat me shtesën e rritur të përvojës së punës, Murati ndan detaje

Përveç pagës së 13-të për të punësuarit në sektorin publik që marrin pagë nga buxheti, dje janë ekzekutuar edhe pagat e rregullta me shtesën e rritur të përvojës së punës, ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit,” tha Murati.

Ai theksoi se shtesa e rritur është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt.

Sa i përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë përfshirë dje në pagën e 13-të, Murati u bëri thirrje që ato t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë.

“Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues,” shtoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.