KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Shteti do të japë llogari”, vazhdojnë protestat edhe sot për Arlindën dhe gratë e vrara

“Shteti do të japë llogari”, vazhdojnë protestat edhe sot për Arlindën dhe gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë të shtunën, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara.

Në njoftimin e publikuar, kolektivi bën thirrje për pjesëmarrje masive, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

“Do t’i mbushim rrugët dhe sheshet e do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në njoftim.

Protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.