KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

SHTE-Maqedoni: Në 9 muajt e parë të këtij viti, vlera e transaksioneve online ka regjistruar rritje prej 30%

SHTE-Maqedoni: Në 9 muajt e parë të këtij viti, vlera e transaksioneve online ka regjistruar rritje prej 30%

Shoqata e Tregtisë Elektronike analizoi të dhënat e fundit të publikuara mbi transaksionet në pikat e shitjes së tregtisë elektronike të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas të cilave mund të vërehet se në tre tremujorët e parë të vitit 2025 vlera e transaksioneve totale të kryera në pikat e shitjes së tregtisë elektronike brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga mbajtësit e kartave të huaja arriti në 42.626.6 milionë denarë ose 693.1 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur arriti në 533 milionë euro.

Pjesën më të madhe absolute të rritjes vazhdojnë ta mbajnë kartat vendase të përdorura për blerje nga shitësit vendas me pakicë elektronikë, ku vlera e transaksioneve u rrit nga 286.9 në 338.5 milionë euro, ose me 18%.

Megjithatë, rritja më dinamike vërehet në vlerën që shtetasit e Maqedonisë realizuan me kartat e tyre te tregtarët e huaj elektronikë në shumën prej 19.461.2 milionë denarë ose 316.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe pse në terma absolutë vlera e transaksioneve me karta të huaja te tregtarët vendas elektronikë është e vogël, një sinjal pozitiv për ekonominë e vendit është rritja prej 38%, që e rrit vlerën nga 27.7 në 38.2 milionë euro./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.