KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Shtatë të zhdukur pas zjarrit në cisternë pranë Rumanisë

Shtatë të zhdukur pas zjarrit në cisternë pranë Rumanisë

Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në bordin e një tankeri kimikatesh me flamur të San Marinos, në Detin e Zi, ndërsa shtatë anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur. Autoritetet rumune kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e tyre.

Anija “Wine Trader” lëshoi sinjalin e emergjencës rreth orës 07:00, kur ndodhej rreth 13 milje detare në jugperëndim të Kanalit Sulina, pranë grykëderdhjes së lumit Danub.

Sipas Autoritetit Detar Rumun, në bord ndodheshin gjithsej 12 persona. Pesë prej tyre janë shpëtuar dhe ndodhen shëndoshë e mirë, ndërsa shtatë të tjerët rezultojnë të zhdukur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet me përfshirjen e një anijeje dhe një helikopteri, pavarësisht kushteve të pafavorshme të detit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar shkaqet e zjarrit dhe as nëse tankeri ka qenë objekt i një sulmi me dron.

Ngjarja vjen vetëm disa orë pasi Rumania njoftoi se po hetonte një sulm të mundshëm me dron ndaj një tjetër cisterne në brigjet e saj. Anija “Yara J”, me flamur të Komoreve, që transportonte naftë dhe produkte kimike, kishte marrë flakë, por ekuipazhi arriti ta shuante zjarrin.

Autoritetet rumune po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit të fundit në Detin e Zi. /abcnews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.