KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shtatë blerje për “revolucionin”, Barcelona mbyll afatin kalimtar në mënyrë spektakolare

Shtatë blerje për “revolucionin”, Barcelona mbyll afatin kalimtar në mënyrë spektakolare

Barcelona nuk pritet të bëjë më asnjë transferim në ditën e fundit të afatit kalimtar, pas zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e Gabriel Jesus nga Arsenalit.

Sipas ekspertit të afateve kalimtare, Fabrizio Romano, klubi katalanas e ka mbyllur aktivitetin e tij në afatin kalimtar me afrimin e sulmuesit brazilian për një shumë prej 10 milionë eurosh, pa përfshirë bonuset.

Në orët e fundit ishte raportuar se Barcelona po shqyrtonte mundësinë për të transferuar edhe Ruud Nijstad nga Twente, me synimin për të përforcuar repartin defensiv.

Megjithatë, duket se “Blaugranët” kanë vendosur të mos procedojnë me këtë lëvizje.

Barcelona ka pasur një afat kalimtar mjaft aktiv këtë verë, duke siguruar shërbimet e Anthony Gordon, Karim Adeyemi, Jesse Bisiwu, Rodri, Joao Cancelo dhe Dominik Livakovic, përpara afrimit të Gabriel Jesus.

Në të njëjtën kohë, katalanasit kanë realizuar edhe disa largime, përfshirë shitjen e disa prej talenteve të akademisë, ndërsa një prej transferimeve më të rëndësishme ishte ajo e Ferran Torres, i cili u transferua te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro.

Me afrimin e Gabriel Jesus, Barcelona duket se e ka mbyllur përfundimisht afatin kalimtar të verës dhe nuk pritet të ketë më lëvizje në ditën e fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.