KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptohen mbi një mijë gjoba gjatë javës në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 12 patentë shoferë

Shqiptohen mbi një mijë gjoba gjatë javës në rajonin e Ferizajt, konfiskohen 12 patentë shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë javës së kaluar, nga data 26.10 – 01.11.2026 janë shqiptuar 1.338 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 25 aksidente, nga të cilat:

15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 20 persona

10 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

-Stacionit më të afërt policor

-Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.