KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

“Shqiptari po pinte kafe 300 metra ku ra bomba”, flet sipërmarrësi nga Dubai

Sokol Çili, shqiptari që ka ngritur një biznes si agjent imobiliar në Dubai, rrëfeu për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN momentin e sulmit në një nga hotelet më luksoze në kullën Palm Jumeirah.

Ai tregon se pa njerëz teksa vraponin me valixhe në duar apo fëmijë duke qarë. Sidoqoftë sipërmarrësi shprehet se nuk sheh panik të madh te njerëzit, dhe janë mediat sociale që i amplifikojnë ngjarjet.

“Këtu në Palm Jumeirah ra një dron, në një nga hotelet më luksoze dhe ishte në një orar me njerëz, dhe pati 4 të lënduar. Nuk ishte shpërthim i drejtpërdrejtë. Isha 300 metra afër, po pija kafe aty. Njerëz që vraponin me valixhe, fëmije që qanin. Domethënë është ajo situata mbrapa që është jo e lehtë”, tha ai.

Çili shtoi se të gjitha aeroportet janë mbyllur.

“Doja të lvizja dhe ngela për momentin. Do shoh ndonjë alternativë nga Omani. Erdhi një rekomandim që mos vijnë njerëzit nëpër zyra, por të punojnë online. Te njerëzit nuk shoh ndonjë panik të madh, mesa shoh unë. Media sociale është katastrofë”, tha ai.

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.