Kryeideologu i Vlladimir Putinit, Aleksandër Dugin, përmes një postim në X ka shprehur mbështetjen e tij për protestat në Shqipëri.
Në reagimin e tij, Dugini ka vlerësuar popullin shqiptar, duke e cilësuar si interesant dhe trim, ndërsa ka deklaruar se shqiptarët po zgjohen.
“Tani shqiptarët po i shfaqin ngjyrat e tyre. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), dhe islami i tyre është sufist dhe mistik. Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Popull shumë interesant dhe trim. Ata po zgjohen tani”, ka shkruar Dugini në X.
Reagimi i ideologut rus vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me protesta të shoqëruara me përplasje dhe tensione.
Burimi: dukagjini.com ↗

