KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

Dhjetëra shqiptarë të mbledhur të martën para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestuesit mbanin pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë “Drejtësi, jo politikë”, “Ku janë kriminelët që masakruan 147 civilë në Izbicë”, “Lironi heronjtë tanë” dhe “Heronj të luftës e të paqes”. Përmes tyre, ata kërkuan lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale kanë vijuar që nga 16 shtatori, kur kjo gjykatë shpalli vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tubime në shenjë kundërshtimi janë mbajtur jo vetëm në Kosovë, por edhe në New York, Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri.

Ndryshe, sipas vendimit të Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet, për vepra penale të lidhura me krimet e luftës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.