KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët në GLORY 110: Peposhi triumfon me spektakël, Gashi dhe Qose nuk ia dalin

Shqiptarët në GLORY 110: Peposhi triumfon me spektakël, Gashi dhe Qose nuk ia dalin

Kikboksierët shqiptarë ishin pjesë e eventit GLORY 110, të mbajtur në Lotto Arena të Antverpit të Belgjikës, ku u zhvilluan disa përballje interesante.

Berjan Peposhi arriti të shënojnë fitore, ndërsa Asdren Gashi dhe Shefit Qose u mposhtën nga kundërshtarët e tyre.

GLORY Kickboxing, është një nga organizatat më të njohura të kikboksit në botë. GLORY është themeluar në vitin 2012 dhe organizon gara ku përballen disa prej luftëtarëve më të mirë të këtij sporti.

Berjan Peposhi triumfon në GLORY 110

Kikboksieri shqiptar Berjan Peposhi ka shënuar fitore në eventin GLORY 110, të mbajtur në Lotto Arena të Antverpit.

Peposhi u përball me Jeremi Monteiron në kategorinë e peshave të lehta. Shqiptari arriti ta fitojë duelin me vendim unanim të gjyqtarëve, duke dalë fitues nga kjo përballje.

Asdren Gashi pëson nokaut

Kikboksieri Asdren Gashi ka pësuar humbje me nokaut në eventin GLORY 110, të zhvilluar në Antverp.

Gashi u përball me belgjin Bouziane Kaddani në kuadër të serisë Superfight. Dueli përfundoi në raundin e tretë, kur Kaddani e goditi me një të majtë vendimtare, duke e fituar përballjen me nokaut në sekondën e fundit të raundit, në 2:59.

Shefit Qose mposhtet

Kikboksieri Shefit Qose është mposhtur në eventin GLORY 110, të zhvilluar në Antverp të Belgjikës.

Qose u përball me italianin Valentino Valente në kuadër të serisë Superfight. Dueli përfundoi me vendim unanim të gjyqtarëve në favor të Valentes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.