Shqipëria shihet favorite për ndeshjen e sotme ndaj Finlandës.
Sipas simulimeve të publikuara nga OPTA, Kombëtarja shqiptare ka më shumë gjasa ta fitojë ndeshjen e sotme në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
Pra, Shqipëria ka 49.1% gjasa për fitore, ndërsa Finlanda vetëm 25.3%. Barazimi vlerësohet me 25.6%.
Ndeshja zhvillohet sonte, më 12 nëntor, me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

