KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria parashikon 4 mijë kredi të lehtësuara për çiftet e reja në vitin 2027, gjysma me interes zero

Shqipëria parashikon 4 mijë kredi të lehtësuara për çiftet e reja në vitin 2027, gjysma me interes zero

Projektbuxheti i Shqipërisë për vitin 2027 do të përfshijë një paketë të zgjeruar mbështetjeje për strehimin e çifteve të reja, përmes kredive me kushte të lehtësuara dhe subvencionimit të qirasë.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku prezantoi disa nga masat që synojnë t’u krijojnë të rinjve më shumë mundësi për të blerë banesën e tyre të parë.

Sipas Ramës, në kuadër të buxhetit për vitin e ardhshëm janë parashikuar gjithsej 4 mijë kredi të lehtësuara për blerjen e shtëpisë së parë.

Prej tyre, 2 mijë kredi do të ofrohen me normë interesi zero për blerjen e apartamenteve me vlerë deri në 60 mijë euro, ndërsa 2 mijë të tjera do të kenë normë interesi të subvencionuar në masën 3 për qind.

Krahas mbështetjes përmes kredive, programi parasheh edhe një mekanizëm për familjet e reja që nuk i plotësojnë aktualisht kushtet financiare për të përfituar kredi bankare.

Për këtë kategori është parashikuar bonusi i qirasë, me synimin për të ulur barrën e shpenzimeve mujore për strehim.

Rama e cilësoi sigurimin e një banese si një nga nevojat dhe dëshirat kryesore të çifteve të reja, duke theksuar se qëllimi i këtyre politikave është krijimi i kushteve që më shumë të rinj të ndërtojnë familjen dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Masat e paralajmëruara pritet të përfshihen në projektbuxhetin e vitit 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.