KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë

Shqipëria nën ndikimin e të nxehtit afrikan, temperaturat deri në 39 gradë

Kjo e hënë do të dominohet nga moti i nxehtë dhe i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit, si pasojë e ndikimit të masave ajrore të ngrohta.

Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të ketë mot me diell, ndërsa në disa zona të brendshme dhe malore pritet kalim i pakët vranësirash.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16°C në zonat verilindore dhe malore deri në 25°C në Tiranë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 39°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri në mesatar, pa krijuar probleme në zonat bregdetare apo ato të brendshme. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.