Shqipëria ka mposhtur Finlandën në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve me rezultat 2-0.
Ernest Muçi shënoi në minutën e 35-të një super gol nga distanca për 1:0.
Pesë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Rej Manaj dyfishoi epërsinë për Kuqezinjtë.
Finlanda në pjesën e dytë mbeti me 10 lojtarë pasi mbrojtësi i tyre shkaktoi një faull të rëndë ndaj Muçit.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Shqipëria kryeson Grupin 1 të Ligës C të Kombeve me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia në vend të dytë.
Finlanda ka 7, kurse San Marino ende është pa pikë. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

