Shqipëria zbret në fushë me një formacion 4-3-3 në përballjen e Ligës së Kombeve ndaj Finlandës, me përzgjedhësin Rolando Maran që ka bërë zgjedhjet e tij për 90 minutat në Helsinki.
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Finlandë–Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve, me trajnerin kuqezi Rolando Maran që ka zgjedhur një skemë 4-3-3.
Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.
Në mesfushë, Maran i ka besuar Ylber Ramadanit, Kristjan Asllanit dhe Stavro Pilios, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Ernest Muçi, Rei Manaj dhe Arbër Hoxha.
Pra, Maran ka ruajtur skemën 4-3-3, duke vendosur Manajn në qendër të sulmit, me Muçin dhe Hoxhën në krahë. Në repartin e mesfushës, Asllani dhe Ramadani shoqërohen nga Pilo.
Edhe Finlanda do të luajë me një 4-3-3. Në portë është Lukas Hradecky, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Juho Lahteenmaki, Tony Miettinen, Samuli Miettinen dhe Adam Stahl. Në mesfushë janë Leo Ëalta, Adam Marhiev dhe Kaan Kairinen, ndërsa në sulm Daniel Hakans, Joel Pohjanpalo dhe Adrian Svanbäck.
Për Shqipërinë, kjo është një përballje e rëndësishme në grup, teksa kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para të edicionit. /Telegrafi/