Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, po vazhdon të jetë nën kujdesin mjekësor pasi u rrëzua në qendrën stërvitore të klubit më 23 tetor.
Sipas raportimeve, trajneri belg kishte pasur probleme me një infeksion viral dhe me ijën edhe para incidentit.
Megjithatë, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse gjatë rrëzimit ka pësuar një lëndim të ri.
Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, konfirmoi se gjendja e Kompanyt është stabile dhe se ai do të qëndrojë edhe disa ditë në spital për ekzaminime të mëtejshme.
“Shëndeti i Vincentit është përparësia jonë. Ai do të marrë gjithë kohën që i nevojitet për t'u rikuperuar”, deklaroi Eberl.
Sipas drejtuesve të klubit, rikthimi i trajnerit mund të kërkojë disa javë, por ende nuk ka një afat të përcaktuar.
Ndërkohë, stafi teknik do të vazhdojë ta drejtojë skuadrën në mungesë të tij. /Zëri

